Turqia i dërgon mesazh të qartë SHBA-së: Gaboni nëse e sulmoni Iranin

by Nexhat

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka dërguar një mesazh të qartë ndaj Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar se çdo sulm ndaj Iranit do të ishte i gabuar dhe se rifillimi i një konflikti do të ishte i rrezikshëm

Ai gjithashtu theksoi se Irani është i gatshëm të ulet përsëri në tryezën e bisedimeve për çështjen bërthamore, duke ofruar mundësi për një zgjidhje diplomatike.

banner

Në një kohë kur një flotë e madhe amerikane po lëviz drejt Iranit, presidenti Donald Trump ka thënë se do ta dojë që të mos ndodhte asgjë.

Fidan u shpreh se negociatat duhet të zhvillohen çështje për çështje dhe jo si një paketë e vetme.

“Këshilla ime për miqtë amerikanë është që të mbyllin çështjet me iranianët një nga një. Filloni me dosjen bërthamore, mbylleni atë, dhe mos e trajtoni si një paketë”, tha ministri turk.

Ai shtoi se trajtimi i të gjitha çështjeve njëkohësisht mund të jetë i vështirë për palën iraniane dhe mund të duket poshtëruese për udhëheqësinë e tyre.

“Nëse mund t’i bëjmë gjërat më të pranueshme dhe më të lehta për t’u toleruar, kjo do të ndihmonte shumë në procesin e negociatave”, shtoi Fidan.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy