Tyson Fury rikthehet në ring më 11 prill përballë “Përbindëshit”

by Nexhat

Pas një periudhe larg ringut dhe shumë spekulimesh rreth të ardhmes së tij, Tyson Fury ka vendosur të rikthehet në boks.

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë do të zhvillojë ndeshjen e radhës më 11 prill, kur do të përballet me boksierin rus Arslanbek Makhmudov, një emër i njohur për fuqinë e jashtëzakonshme të goditjeve.

banner

Lajmi është konfirmuar nga mediat ndërkombëtare, duke i dhënë fund zërave për një pensionim të përhershëm të Furyt,

“Gypsy King” rikthehet kështu në skenën e madhe të boksit me synimin për të rifituar vëmendjen dhe për të dëshmuar se ende ka çfarë të ofrojë në kategorinë më të fortë të sportit.

Kundërshtari i tij, Arslanbek Makhmudov, vjen me reputacionin e një nokautuesi të rrezikshëm.

Boksieri rus ka ndërtuar karrierën mbi forcën brutale dhe stilin agresiv, duke u konsideruar një test serioz për çdo rival.

Për Furyn, kjo ndeshje nuk është thjesht rikthim, por një provë e menjëhershme në nivel të lartë.

Përballja pritet të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe tashmë ka ngjallur interes të madh te tifozët e boksit, të cilët janë kuriozë të shohin se në çfarë gjendje do të paraqitet Fury pas pauzës dhe sa i gatshëm është ai për duele të mëdha në të ardhmen.

Me këtë rikthim, Tyson Fury hap një kapitull të ri në karrierën e tij, ndërsa ndeshja kundër Makhmudov pritet të jetë një nga eventet më tërheqëse të vitit në boksin profesionist

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy