Të paktën dy nga agjentët federalë të patrullës kufitare (CBP), të përfshirë në incidentin me të shtëna me armë ku u vra 37-vjeçari Alex Pretti në Minneapolis, janë larguar përkohësisht nga detyrat e tyre, raportojnë disa media amerikane.
Sipas njërit prej raportimeve, agjentët janë vendosur në leje administrative.
Për momentin, numri i saktë i agjentëve që përfshihen nga kjo masë mbetet i paqartë, raportoi gazeta New York Times, duke cituar një zyrtar të Departamentit të Sigurisë së Brendshme.
Ndërkohë, sipas Fox News dhe MS NOW, në leje administrative janë vendosur dy agjentët që qëlluan ndaj Prettit.
Të shtunën e kaluar, agjentë të CBP-së qëlluan disa herë ndaj Prettit, një infermier 37-vjeçar që punonte në një spital për veteranë. Vdekja e tij, e dyta në Minesota brenda tre javësh në një incident ku ishin të përfshirë agjentë federalë, shkaktoi reagime të forta dhe zemërim në mbarë vendin.
CBP ka bërë të ditur se po heton rrethanat e ngjarjes. /Panorama

