Zgjedhjet e 2021 dhe 2025, Hoti tregon se kush ka përgjegjësi për rezultatet

by Nexhat

Kandidati për kryetar të LDK-së, Avdullah Hoti ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare të partisë ku ai bën pjesë, por edhe të atyre të vitit 2021, kur ai ishte kandidat për kryeministër.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai u shpreh se ka përgjegjësi edhe vetë për këtë rezultat, por edhe për atë të 2021-tës.

banner

Duke folur për rezultatin e vitit 2021, ish-kryeministri Hoti tha se atëherë ka pasur dorëheqje dhe në parti është krijuar standardi për të marrë përsipër përgjegjësinë e rezultatit.

“Sigurisht që kam pasë përgjegjësi edhe unë, edhe atëherë edhe tash kam përgjegjësi. Ne nuk jemi duke e vënë para një trupi gjykues kryetarin e LDK-së, ne duhet të mësohemi me standardin që është vendosur në vitin 2021, kryetari i LDK-së ka marrë përsipër rezultatin që kemi pasur atëherë dhe ka dhënë dorëheqje”, tha ai.

Kandidati për kryetar të LDK-së tha gjithashtu se në çdo rezultat zgjedhor, përgjegjësia fillon nga kryetari i partisë, e deri tek anëtarët e nëndegëve.

“Në çdo rezultat zgjedhor përgjegjësi kanë, duke filluar prej kryetarit të partisë, e deri te anëtari i kryesisë së nëndegës, të gjithë kanë përgjegjësi në krejt këtë zinxhir të strukturës hierarkike të LDK-së, dikush më shumë, dikush më pak, por drejtimin e politikave të LDK-së ia jep kryetari dhe në fund përgjegjësia shkon te kryetari i LDK-së”, tha Avdullah Hoti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy