Fati i pamëshirshëm: Tifozi i PAOK-ut humbi jetën në Rumani, aty ku kishte humbur jetën edhe i ati

by informim peje

Detaje rrënqethëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që u shënua pak ditë më parë, ku 7 tifozë të PAOK-ut humbën jetën në Rumani.

Nga aksidenti fatal, viktima mbetën 6 shtetas grekë dhe 1 shqiptar, ndërsa 2 të tjerë arritën të mbijetonin.

banner

Dimitri ishte një nga viktimat, i cili ka lënë një plagë të madhe tek familjarët e tij.

Babai i Dimitris, siç konfirmohet nga të afërmit, humbi jetën në një aksident me kamion në të njëjtin vend.

Xhaxhai fillimisht deklaroi se Dimitris dhe miqtë e tjerë shkonin rregullisht në udhëtime për të parë ekipin e tij të preferuar.

“Furgoni me të cilin ata udhëtonin e drejtonte dikush nga grupi. Dimitris dhe miqtë e tjerë shkonin rregullisht në udhëtime për të parë ekipin e tij të preferuar. Ndërsa babai i tij ishte aksidentuar me kamion në një rrugë në Rumani. Fëmija u rrit jetim. Ai ishte fëmijë i vetëm. Ai jetoi me nënën e tij në Selanik vitet e fundit.“, tha xhaxhai i viktimës.

Aksidenti i rëndë ndodhi në 27 janar, në Rumani. Furgoni me të cilin ata udhëtonin u përplas kokë më kokë me një kamion.

Ata po udhëtonin drejt Francës për të qenë pranë ekipit të tyre të preferuar PAOK.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy