Një person i dyshuar për “vjedhje të rëndë” ka tentuar të arratiset të mërkurën nga Pallati i Drejtësisë.
Enis Pllana, zëdhënës në Policinë e Kosovës për Rajonin e Prishtinës, tha se i dyshuari ka pësuar lëndime trupore gjatë tentativës për arratisje, i cili më pas është dërguar për trajtim mjekësor.
Konfirmimi i plotë i Pllanës:
Gjatë ditës së djeshme, një person i arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale Vjedhje e rëndë, ka tentuar të arratiset nga Pallati i Drejtësisë, por i njëjti është ndaluar.
Gjatë tentimit për arratisje, i dyshuari ka pësuar lëndime trupore, për çka është dërguar për tretman mjekësor.

