Komandanti i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it ka mbajtur një konferencë në Kampin Villaggio Italia për studentët nga Kampusi EMA i Venedikut dhe përfaqësuesit e Universitetit të Prizrenit.
Gjatë këtij eventi, siç bëhet e ditur në një njoftim, ai përshkroi evolucionin e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, duke theksuar rolin e Komandës Rajonale Perëndimore në mbështetjen e stabilitetit dhe sigurisë në të gjithë zonën e saj të përgjegjësisë.
“Konferenca ofroi një mundësi për të shpjeguar se si aktivitetet e përditshme të KFOR-it në terren kontribuojnë në zbatimin e mandatit, duke nxitur dialogun, transparencën dhe bashkëpunimin me njerëzit vendas”.
“Studentë nga vende të ndryshme u angazhuan aktivisht në diskutim, duke shprehur interes të fortë për misionin e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në një njoftim të KFOR-it në Facebook.

