Kush është trashëgimtarja e familjes së famshme që do të prezantojë “Eurovision 2026”?

by informim peje

Spektakli më i madh muzikor në Evropë këtë vit do të drejtohet nga Viktoria Swarovski dhe Michael Ostrovsky, një dyshe që tashmë ka zgjuar interes të madh në publik.

Ka qenë transmetuesi publik i Austrisë që ka njoftuar zyrtarisht emrat e dy prezantuesve të “Eurovision 2026.”

banner

Vëmendja kryesore është përqendruar te Viktoria Swarovski, një nga figurat më të njohura të televizionit austriak dhe pjesëtare e familjes së famshme botërore Swarovski. E lindur në Innsbruck, në rajonin e Tirolit, ajo ka ndërtuar një karrierë të larmishme si prezantuese, biznesmene, modele, stiliste dhe këngëtare, duke zgjedhur që herët të ndjekë një rrugë profesionale të pavarur nga biznesi familjar i bizhuterive.

Në moshën 16-vjeçare, Viktoria nënshkroi kontratën e saj të parë diskografike me Sony Music, ndërsa dy vite më vonë u zhvendos në Los Angeles, ku bashkëpunoi me emra të njohur të industrisë muzikore, përfshirë kompozitoren fituese të çmimit Grammy, Diane Warren.

Ajo u bë e njohur për publikun e gjerë në vitin 2016, kur fitoi spektaklin televiziv “Let’s Dance”, një sukses që shënoi pikë kthese në karrierën e saj. Më pas, ajo hyri në histori si gjyqtarja më e re e “Das Supertalent”, ndërsa që nga viti 2018 është pjesë e përhershme e ekipit prezantues të “Let’s Dance”, një nga programet më të ndjekura në botën gjermanofolëse.

Rezymeja e saj përfshin edhe prezantime të rëndësishme si “100 Years Disney Show” dhe “Bambi Awards”. Paralelisht, ajo ka zhvilluar aktivitetin e saj sipërmarrës, duke themeluar markën e bukurisë ORIMEI në vitin 2020. Si modele, Viktoria Swarovski ka qenë në kopertinat e revistave prestigjioze ndërkombëtare si “ELLE,” “Glamour”, “Forbes” dhe “L’Officiel”.

Në fillim të vitit 2026, ajo realizoi edhe një ëndërr personale duke marrë pjesë në Dakar Rally, një nga garat më sfiduese të sporteve motorike në botë.

Teksa foli për zgjedhjen e dy prezantuesve, drejtoresha e programit, Stephanie Groiss-Horowitz, u shpreh se “Victoria dhe Michael janë një dyshe e freskët, siç nuk e kemi parë kurrë më parë”, duke shtuar se pasioni i tyre për Eurovisionin do ta bëjë prezantimin “të paharrueshëm për një kohë të gjatë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy