Mbappé i zemëruar pas eliminimit: Kështu nuk fitohet Championsi

by Nexhat

Pas një nate të vështirë në Champions League, ylli francez Kylian Mbappé nuk i kurseu tonet e forta në deklaratat për media, duke e kritikuar ashpër performancën e skuadrës së tij dhe momentet kyçe që e çuan në mbetje jashtë Top 8.

Në një intervistë të dhënë pas ndeshjes, Mbappé u shpreh se me qasjen dhe mentalitetin e treguar, nuk fitohet Champions League,

banner

Ish-futbollisti i Monacos dhe i Paris Saint-Germainit e nënvizoi mungesën e vazhdimësisë në lojë dhe përqendrimit gjatë momenteve kyçe të takimit, duke nënvizuar se një skuadër e madhe duhet të jetë më konsistente në performancë.

“Nuk mund të kemi një ditë shkëlqimi dhe një tjetër totalisht në hije — kjo nuk është dinjitoze për një ekip që synon të fitojë Champions League”, deklaroi sulmuesi francez me tone të forta përpara mediave.

Pikat kyçe të kritikës së Mbappé ishin momentet dramatike të fundit të ndeshjes, dhe sidomos goli i fundit i shënuar nga portieri kundërshtar, Anatoliy Trubin, në minutat shtesë.

Mbappé e quajti këtë episod “një turp” për ekipin të tij, duke e theksuar frustrimin dhe zhgënjimin e thellë për mënyrën sesi u humb sfida.

Fjalët e tij e pasqyrojnë pakënaqësinë e një lideri sulmi, i cili megjithëse po e kalon një sezon individual jashtëzakonisht të suksesshëm, sheh se objektivi për titullin më të çmuar evropian do të mbetet i largët.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy