Oda Ekonomike e Kosovës shpall organizimin e Panairit Ndërkombëtar “Prishtina 2026”

by engel

Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë të ditur se në fund të muajit maj të vitit të ardhshëm do të organizohet Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2026”, një nga ngjarjet më të rëndësishme ekonomike dhe tregtare në vend dhe rajon. Panairi do të mbahet më 27, 28 dhe 29 maj 2026 në Prishtinë, duke pritur pjesëmarrës të shumtë nga Kosova dhe jashtë saj.

Sipas njoftimit zyrtar, kjo ngjarje do të mbledhë biznese vendore dhe ndërkombëtare nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë, institucione publike, përfaqësues diplomatikë si dhe investitorë potencialë, duke krijuar një platformë të rëndësishme për bashkëpunim dhe rrjetëzim afarist.

banner

Qëllimi kryesor i panairit është promovimi i produkteve dhe shërbimeve, krijimi i mundësive të reja për partneritete biznesi, shkëmbimi i përvojave profesionale, si dhe forcimi i lidhjeve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe tregjeve ndërkombëtare. Oda Ekonomike e Kosovës vlerëson se ky panair do të kontribuojë ndjeshëm në rritjen e dukshmërisë së potencialit ekonomik të vendit dhe në tërheqjen e investimeve të reja.

Me këtë rast, Oda Ekonomike e Kosovës ka ftuar të gjitha bizneset, institucionet dhe palët e interesuara që të marrin pjesë aktive dhe të kontribuojnë në suksesin e edicionit “Prishtina 2026”.

Informata shtesë lidhur me pjesëmarrjen, kushtet e aplikimit dhe programin e panairit pritet të publikohen me kohë përmes kanaleve zyrtare të Odës Ekonomike të Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy