Italia do të sfidojë më 26 mars Irlandën e Veriut, në kuadër të gjysmëfinales së Play Off të Botërorit. Kreu i delegacionit të përfaqësueses italiane, Buffon ka bërë komentin e tij, në një intervistë për “Rai Radio1”.
“Nervoz për fazën play-off të Kupës së Botës? Jo nervoz, por sigurisht që po mendoj për këtë. Është puna jonë, është objektivi ynë dhe fitoret duhet të përgatiten” – tha Buffon.

