Qeveria në detyrë miraton dërgimin e kontingjentit të FSK-së në mision humanitar në Shqipëri

by engel

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar dje, përmes një mbledhjeje elektronike, dërgimin e një kontingjenti të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion humanitar në Shqipëri.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të Zyrës së Kryeministrit. Vendimi u mor pas kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes, për të mbështetur autoritetet shqiptare në përpjekjet për kërkimin e 24-vjeçarit Jurgen Karaj në zonën e Klosit.

banner

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar autorizimin për dërgimin e FSK-së, duke theksuar gatishmërinë e forcës për të ofruar ndihmë vëllazërore “kudo dhe kurdo që ka nevojë”. Ajo nënvizoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit dhe solidaritetit mes dy shteteve.

Ky mision përforcon rolin humanitar të FSK-së dhe thekson lidhjet e ngushta ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në situata emergjente.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy