Vdekja e dyshimtë e dy të rinjve në vilën në Pejë, Prokuroria në pritje të raportit përfundimtar të autopsisë

by Nexhat

Më 30 dhjetor dy të rinj u gjetën të vdekur në një vilë në Pejë. Për të zbardhur rrethanat se si ndodhi rasti, policia nisi hetimet. Tash, Prokuroria është në pritje të raportit përfundimtar të autopsisë.

Një vajzë dhe një djalë të moshës 20 dhe 25 vjeç u gjetën pa shenja jete në një vilë në rrugën e KFOR’it në Pejë. Me të marrë informatën, në vendin e ngjarjes dolën prokurorja e krimeve të rënda dhe njësitet policore. Vdekjen e viktimave e konstatoi mjeku kujdestar.

banner

Për këtë çështje, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i tha Gazetës Express se ende janë në pritje të raportit përfundimtar të autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

“Lidhur me rastin që keni parashtruar pyetje ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore  nga ana e Prokurorit të Shteti. Jemi në pritje të raportit përfundimtar të autopsisë nga Mjekësia Ligjore”, tha Nikçi.

Nga Prokuroria patën deklaruar se janë siguruar prova dhe janë identifikuar dëshmitarë, ndërsa mediat lokale raportuan se rastin në polici e ka lajmëruar menaxheri i vilave, pasi e ka vërejtur që ata nuk po reagonin.

Në ditën që ka ndodhur rasti, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i tha Expressit se informatën e kanë pranuar rreth orës 15:00.

“Rreth orës 15:00 policia është informuar se në rrugën e KFOR-it se dyshohet se dy persona në një vilë janë pa shenja jete. Policia dhe ekipi i emergjencës ka dal në vendin e ngjarjes, ku vdekja e dy personave është konstatuar nga mjeku kujdestar. Viktimat janë njëri i gjinisë mashkullore dhe tjetra e gjinisë femërore”, tha Gashi.

Identiteti i viktimave u bë publik. Bëhet fjalë për Endrit Lajçin dhe Makfirete Bytyqin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy