Zgjerohen hetimet ndaj manipuluesve të votave në Prizren, intervistohen edhe 28 të dyshuar, 5 prej tyre ndalohen për 48 orë

by Nexhat

Prokuroria e Prizrenit dhe Policia e Kosovës kanë zgjeruar hetimet në rastin e manipulimit të rezultateve për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sot janë intervistuar 28 të dyshuar dhe 6 dëshmitarë.

banner

Prokuroria njofton se pesë prej tyre janë ndaluar për 48 orë. Katër prej tyre janë kryesues të komisioneve ndërsa një Koordinator i KKZ’së për Prizren.

“Pesë (5) prej tyre pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë. Katër (4) prej tyre, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit” nga neni 216 të KPRK-së, si dhe një (1) person në cilësinë e Koordinatorit të KKZ-së për Komunën e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 të KPRK-së.”

“Prokuroria Themelore në Prizren, brenda afateve ligjore, do të vlerësojë parashtrimin e kërkesës lidhur me caktimin e masës për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë. Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës, mbeten të përkushtuara në luftën kundër kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy