ZRRE’së i shkon kërkesa nga KESCO për rritje të çmimit të rrymës për 21.4%

by Nexhat

Kompania furnizuese me energji elektrike, KESCO, ka parashtruar kërkesën për rritje të çmimit të energjisë elektrike për 21.4 për qind për vitin 2026 në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë.

ZRRE do të shqyrtojë këtë kërkesë dhe do të marrë vendim nëse do ta pranojë ose jo.

banner

KESCO tha se kërkesa u bë “pas marrjes në konsideratë të shpenzimeve të pritshme, kërkesa e FSHU-së për të hyrat e lejuara maksimale për vitin 2026 është 528.78 milionë”.

“Konsumi i konsumatorëve që vazhdojnë të përmbushin kriteret për furnizim me shërbim universal ka shënuar rritje. Kjo ka rezultuar në rritje të nevojave për blerje të energjisë elektrike për mbulimin e konsumit të FSHU-së, në përputhje me obligimin ligjor për sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm dhe të sigurt për këta konsumatorë”, thuhet në kërkesë.

KESCO tha se kjo kërkesë reflekton nevojën për të mbuluar kostot e domosdoshme për:
– furnizimin e energjisë elektrike për konsumatorët në shërbim universal,
– përballimin e ndikimit të importit si komponent me kosto më të lartë,
– rritjen e sigurisë së furnizimit në periudhat e sezonit dimëror që konsiderohen me rrezik
të lartë,
– mbulimin e kostove operative të nevojshme për ofrimin e shërbimeve cilësore,
– mbulimin e kostove të bartshme që lidhen me rrjetin dhe obligimet përkatëse,
– trajtimin e diferencave të krijuara nga rrethanat reale të vitit paraprak, në përputhje me
parimet rregulative

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy