Cakolli thotë se KQZ s’ka të drejtë t’i shpallë rezultatet përfundimtare pa kaluar 48 orë: Partitë e kandidatët mund të ankohen për shkelje

by Nexhat

Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, s’ka të drejtë që t’i shpallë rezultatet përfundimtare pa u konsumuar afati 48-orësh për ankesa lidhur me administrimin e procedurave të numërimit në QNR.

Cakolli ka thënë edhe se, legjislacioni zgjedhor njeh shprehimisht të drejtën e subjekteve politike dhe kandidatëve për të ankimuar çdo shkelje të supozuar gjatë numërimit në QNR, brenda afatit prej 48 orësh nga momenti i ndodhjes së saj.

banner

‘’ Dhe, ankimimi i procedurave në QNR është çështje e ligjshmërisë procedurale, e dallueshme nga ankimimi mbi ligjshmërinë e rezultateve përfundimtare si të tilla’’, ka thënë ai mes tjerash.

Postimi:

KQZ-ja nuk ka të drejtë t’i shpallë rezultatet përfundimtare pa u konsumuar afati 48-orësh për ankesa lidhur me administrimin e procedurave të numërimit në QNR.

Legjislacioni zgjedhor e njeh shprehimisht të drejtën e subjekteve politike dhe kandidatëve për të ankimuar çdo shkelje të supozuar gjatë numërimit në QNR, brenda afatit prej 48 orësh nga momenti i ndodhjes së saj. Dhe, ankimimi i procedurave në QNR është çështje e ligjshmërisë procedurale, e dallueshme nga ankimimi mbi ligjshmërinë e rezultateve përfundimtare si të tilla.

Asnjë fazë e procesit zgjedhor – përfshirë edhe numërimin në QNR – nuk është e përjashtuar nga kontrolli ligjor, dhe çdo veprim që e bën të pazbatueshme të drejtën për ankesë përbën mohim të mjetit juridik të garantuar me ligj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy