Dalin dokumentet e reja nga dosja Epstein, disa prej tyre pornografike

by informim peje

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve ka publikuar këtë të premte një pjesë të re të dokumenteve të lidhura me hetimin e Jeffrey Epstein, duke përfshirë mbi 3 milionë faqe, si dhe 2 mijë video dhe rreth 180 mijë imazhe. Publikimi shënon një hap të madh në përmbushjen e afatit të vendosur nga Kongresi, i cili kërkon që të gjitha dosjet të bëhen publike deri më 19 dhjetor 2025.

CNN  shkruan se dokumentet e reja hapen me një faqe verifikimi për moshën, ku përdoruesit pyeten nëse janë mbi 18 vjeç.

banner

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm, Todd Blanche, tha se materialet e publikuara përfshijnë sasi të mëdha pornografie komerciale dhe imazhe të sekuestruara nga pajisjet e Epstein, por jo domosdoshmërisht të krijuara prej tij ose nga persona pranë tij.

“Ato përfshijnë sasi të mëdha pornografie komerciale dhe imazhe të sekuestruara nga pajisjet e Epstein, por që nuk i ka bërë ai, ose që nuk i ka bërë dikush pranë tij,” tha Blanche.

Çfarë nuk është publikuar

Blanche sqaroi se disa kategori dokumentesh janë mbajtur të fshehta, sipas ligjit:

-Informacion personalisht i identifikueshëm i viktimave.

-Dosje personale dhe mjekësore të viktimave, që do të përbënin shkelje të privatësisë.

-Çdo material që përmban abuzim seksual ndaj fëmijëve (CSAM) ose pornografi me të mitur.

-Çdo gjë që mund të rrezikojë një hetim federal aktiv.

-Imazhe që tregojnë vdekje, dhunë fizike ose lëndime.

-Dokumente të mbrojtura nga privilegje ligjore, si privilegji i procesit vendimmarrës, produkti i punës juridike dhe privilegji avokat-klient.

Blanche shtoi se, ndonëse ligji lejon mbajtjen e fshehtë të dokumenteve për arsye sigurie kombëtare ose politike të jashtme, asnjë dosje nuk është mbajtur e fshehtë për këto arsye.

Departamenti i Drejtësisë ka pranuar më herët se deri tani ka publikuar më pak se 1% të dosjeve të lidhura me Epstein. Publikimi i sotëm është një hap i madh drejt transparencës, por pritet që procesi të zgjasë edhe muaj të tërë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy