Elezi: Nesër shpallim rezultatin përfundimtar, kandidatët të drejtë ankese

by Nexhat

Nesër pas shpalljes së shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, hapet rruga për ankesat që mund të kenë subjektet politike dhe kandidatët.

 “Me shpalljen e rezultatit përfundimtar, nuk e përmbyllim procesin zgjedhor pasi subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtën e tyre për të paraqitur ankesat e tyre ndaj këtij rezultati, afati është 48 orësh. Për të dhënë një datë të saktë se sa kohë do të na merr certifikimi i rezultateve, kjo varet krejtësisht nga ankesat”, ka deklaruar Valmir Elezi, zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor në një lidhje të drejtpërdrejtë për RTK-në.

banner

Ankesat do të mund të dërgohen fillimisht në PZAP, e pastaj edhe në Gjykatën Supreme ndërkaq Elezi ka thënë se rinumërimi ka bërë që të ketë shtyrje të datës së shpalljes së rezultateve.

“Për 18 ditë me radhë, nga 13 janari deri më tani po përmbyllim rinumërimin e 2557 vendvotimeve, në të cilat është zhvilluar procesi i rregullt zgjedhor”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy