Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ish-mësimdhënësit e shkollës fillore “Xhemaj Mustafa” të kryeqytetit u panë për herë të parë përballë njëri-tjetrit në sallën e gjyqit, njëri si i akuzuar, tjetra si dëshmitare.
Muhamet Hajredinaj, mësuesi që dyshohet se hodhi flamurin kombëtar në shportën e mbeturinave, u përball me ish-kolegen e tij, Margareta Shabani, e cila deklaroi se ngjarjen e ka parë me sytë e saj, raporton Klan Kosova.
Sipas dëshmitares, ngjarja që ndodhi më 27 nëntor të vitit 2024, në pushimin pesëminutësh mes orës së parë dhe të dytë, i shqetësoi tej mase nxënësit.
Në Gjykatë, sot u vendos se fjalët përfundimtare për këtë rast të jepen më 9 shkurt.
Për të kuptuar më shumë, klikoni në kronikën e mëposhtme:

