Situata gjatë Prime-it të 22-të është tensionuar tej mase.
Kjo pasi publikimit të klipit ku Alba dhe Benita përplasen ashpër me njëra-tjetrën, e mollë sherri ishte pikërisht Limi, transmeton Klankosova.tv.
Alba riktheu edhe një herë pretendimin e saj se Benita ka thënë se ajo nuk po e ngopë Limin, andaj dhe po shkon tek banorja.
“Je tu rrejt, po rren”, u shpreh e revoltuar Benita, derisa në mbrojtje i ka dalë Aurora.
Aurora i tha Albës se ajo e ka problemin me Benitën për shkak se ajo është provokative.
Për më shumë, dëgjoni videon e mëposhtme:

