Kërcënim ndaj gazetarëve brenda sallës së gjyqit në Viti, reagon ashpër AGK

by informim peje

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar ashpër kërcënimin që kanë marrë në Gjykatën e Gjilanit, dega në Viti ekipet e mediave online, Nacionale dhe Betimi për Drejtësi.

Sipas njoftimit të AGK’së, gazetarja dhe kameramani i Nacionales, Eriola Cacaj dhe Drilon Namani si dhe gazetari i “Betimi për Drejtësi”, Flamur Kabashi janë kanosur brenda sallës së gjyqit, në përfundim të një seance për kontest pronësor.

banner

“Sipas dëshmisë së gazetarëve, kërcënimi ka ardhur nga pjesëtari i njërës prej familjeve në kontest, i cili e ka bërë gjestin “e prerjes së kokës”, në drejtim të tyre. Ekipet e gazetarëve e kanë njoftuar gjykatësen e rastit dhe e kanë paraqitur rastin në Polici”, thuhet në njoftim.

AGK-ja u ka bërë thirrje Gjykatave dhe Policisë së Kosovës, që të kujdesen për sigurinë e gazetarëve në kohën që ata kryejnë punën e tyre profesionale të raportimit.

“AGK-ja e fton Policinë për punë të shpejtë hetimore për të adresuar kërcënimin, dhe Gjykatën për zhvillim të rastit për këtë kanosje”, thuhet në reagim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy