Largimi i Lewas nga Barcelona gjithnjë e më i mundshëm

by Nexhat

Me 12 gola dhe 3 asistime në 25 ndeshje zyrtare këtë sezon, Robert Lewandowski vazhdon të mbetet një element i rëndësishëm për FC Barcelona.

Pavarësisht se po i afrohet moshës 38-vjeçare, sulmuesi polak ruan formë të shkëlqyer fizike dhe instinkt të jashtëzakonshëm për gol.

banner

Megjithatë, qëndrimi i tij afatgjatë në “Camp Nou” duket gjithnjë e më i pasigurt. Në një prononcim për mediat, bashkëshortja e futbollistit, Ana Lewandowska, la të kuptohej se ky sezon mund të jetë i fundit i Lewandowskit me fanellën e Barcelonës.

“Do të shohim se si do të shkojë sezoni në Barcelonë këtë vit sepse, le të themi, ndoshta do të jetë i fundit i burrit tim këtu. Po përpiqemi të shijojmë çdo moment, çdo ndeshje me tifozët, sepse e dimë që një ditë kjo do të përfundojë,” është shprehur ajo.

E pyetur për destinacionin e ardhshëm të sulmuesit, Ana Lewandowska u tregua më e rezervuar, duke theksuar se ende nuk ka një vendim përfundimtar.

“Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë më pas, por kjo është rruga e një atleti të madh dhe ne jemi të përgatitur për gjithçka,” shtoi ajo.

Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona planifikon të zhvillojë një takim me Lewandowskin në fund të muajit mars. Edhe pse klubi nuk e përjashton rinovimin e kontratës, një skenar i tillë do të ishte i mundur vetëm nëse sulmuesi pranon një ulje të ndjeshme të pagës dhe një rol më dytësor në skuadër.

Ndërkohë, klube nga Evropa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Arabia Saudite po ndjekin nga afër situatën e sulmuesit polak

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy