“Muri i Vajtimit” në New York, instalacion arti në nderim të mbi 18 mijë fëmijëve të vrarë në Gaza

by informim peje

Një instalacion masiv arti i quajtur “Muri i Vajtimit” u hap pranë barit Pine Box Rock Shop në Brooklyn, Neë York, për t’i bërë homazh 18,457 fëmijëve të vrarë në Gaza midis 7 tetorit 2023 dhe 19 korrikut 2025.

Emrat e dy fëmijëve, Wesam Iyad Mohammed Abu Fsaife, 14 vjeç, dhe Sabah Omar Saad al-Masri, 8 vjeç, shënojnë fillimin dhe fundin e murit, i cili ka ngjyrë rëre, është 15 metra i gjatë dhe 3 metra i lartë. Emrat janë renditur sipas datës së vdekjes, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, ndërsa instalacioni do të plotësohet me fotografi dhe histori personale të fëmijëve.

banner

Artist Phil Buller, krijuesi i murit, shpjegon: “Nëse i afrohesh nga larg, duket si një pikturë abstrakte, por kur shikon emrat dhe fytyrat e fëmijëve që humbën jetën, prekesh emocionalisht. Shpresoj që njerëzit të ndjejnë dhimbjen e familjeve dhe të mendojnë si mund të ndihmojnë, edhe nëse thjesht ndajnë muralin në rrjetet sociale.”
Buller ka krijuar më parë murale masive si “Muri i Gënjeshtrave” dhe “Shtretër Bosh”, duke dokumentuar ngjarje dhe tragjedi globale. Ai thekson se projekti i ri regjistron vetëm vdekjet deri në korrikun e kaluar, por qindra fëmijë të tjerë kanë humbur jetën që nga atëherë.

Instalacioni u përurua të enjten për të përkuar përvjetorin e dytë të vdekjes së Hind Rajab, një vajze pesëvjeçare, e cila mbeti e vrarë gjatë sulmeve në Gaza. Projekti shpreson të sjellë ndërgjegjësim dhe dhembshuri për humbjen e këtyre jetëve të pafajshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy