Muriqi dhe Kumbulla nuk janë të pashitshëm

by Nexhat

Ditët e fundit të afatit kalimtar dimërore pritet të ndiqen me vëmendje të shtuar në Spanjë, pasi e ardhmja e dy futbollistëve shqiptarë, Marash Kumbulla dhe Vedat Muriqi, mbetet e paqartë.

Sipas mediave spanjolle, Marash Kumbulla është ndër lojtarët që mund të largohen para mbylljes së afatit kalimtar. Mbrojtësi shqiptar nuk ka gjetur hapësirat e nevojshme për aktivizim dhe klubi që zotëron kartonin e tij, Roma, po shqyrton mundësinë e rikthimit të tij në Itali, në një skuadër ku ai do të kishte më shumë minuta në dispozicion.

banner

Ndryshe paraqitet situata e Vedat Muriqit. Sulmuesi i Mallorcas po kalon një sezon shumë pozitiv dhe ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Megjithatë, sipas gazetarit spanjoll Tomeu Maura, largimi i Muriqit mbetet i mundur vetëm në rast se si lojtari ashtu edhe klubi marrin oferta financiare shumë të favorshme.

Deklaratat e fundit se Muriqi nuk do të largohej nga Mallorca “për asnjë çmim” duket se kanë qenë më tepër pjesë e strategjisë për të rritur vlerën e tij në tregun e transferimeve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy