Përfundon rinumërimi i votave, nesër shpallen rezultatet përfundimtare

by Nexhat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar rinumërimi i plotë i votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ky proces, njofton KQZ, është përmbyllur sonte në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

banner

Ndryshe, më herët, u njoftua se nesër certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Elezi njoftoi se KQZ do të mbajë mbledhjen nesër duke filluar nga ora 10, ku në rend dite do të jetë edhe shpallja përfundimtare e rezultateve.

Njoftimi i plotë:

Dita e tetëmbëdhjetë (22:00) – Në QNR përmbyllet rinumërimi i 2,557 vendvotimeve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës

Prishtinë, 30 janar 2026 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllyr procesi i rinumërimit të fletëvotimeve të 2,557 vendvotimeve, në të cilat, më 28 dhjetor 2025 është zhvilluar procesi i votimit.

Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/  në hapësirën QNR > Rinumërim, janë paraqitur rezultatet pas rinumërimit.

Sipas vendimit të parë të KQZ-së, më 13 janar 2026, në 10 komuna ishte planifikuar të rinumëroheshin 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, vetëm nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut). Pas vendimit të dytë të KQZ-së, më 19 janar 2026, në proces të rinumërimit u përfshinë edhe vendvotimet tjera të këtyre komunave.

KQZ mori këto vendime për rinumërim me qëllim të të garantimit të saktësisë së rezultateve zgjedhore dhe për të siguruar që vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës të regjistrohet dhe të reflektohet në mënyrë të saktë, ashtu siç është shprehur prej tyre në fletëvotime.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy