Gjetja e Igli Tares, Milani paguan 9.5 milion euro për fantazistin 20-vjeçar të Italisë

by informim peje

Alphadjo Cisse do të jetë futbollisti më i ri i Milan. Igli Tare ka siguruar edhe shërbimet e fantazistit 20-vjeçar, por ai do të bashkohet me kuqezinjtë në fund të këtij sezoni.

Kartoni i Cisse është në pronësi të Hellas Verona, por italo-afrikani është i huazuar në Serie B te Catanzaro, deri në fund të sezonit. Për shërbimet e tij, Milan do të paguajë 8 milionë euro fikse dhe 1.5 milionë të tjera në formë bonusesh.

banner

Kujtojmë se 19-vjeçari e ka nisur karrierën e tij në Itali me Giorgione Calcio Juniores, ndërsa me Veronën u bashkua në vitin 2020. Ai numëron edhe 2 ndeshje me përfaqësuesen U21 të Italisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy