Izraeli konfirmon shifrat e autoriteteve në Gaza: Mbi 70 mijë palestinezë të vrarë nga tetori 2023

by informim peje

Ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë se bilanci i viktimave i përpiluar nga autoritetet shëndetësore në Gaza është “gjerësisht i saktë”, duke shënuar një kthesë të fortë qëndrimi pas vitesh kritikash ndaj këtyre shifrave, të cilat i cilësonte si “propagandë e Hamasit”.

Sipas një zyrtari të lartë të sigurisë izraelite, rreth 70 mijë palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite që prej tetorit 2023, pa përfshirë personat e zhdukur, transmeton A2.

banner

Autoritetet shëndetësore në Gaza flasin për mbi 71 600 viktima dhe të paktën 10 mijë të tjerë të supozuar të varrosur nën rrënoja. Deri tani, Izraeli kishte publikuar vetëm shifra për militantët që pretendonte se kishte eliminuar. Ushtria izraelite ka deklaruar se ka vrarë rreth 22 mijë luftëtarë, çka nënkupton se shumica e viktimave janë civilë.

Ky pranim i vonuar ka rihapur debatin mbi pasojat humanitare të luftës dhe mbi akuzat për shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare. Ndërkohë, Izraeli ka njoftuar se do të rihapë pikën kufitare me Egjiptin në Rafah për kalimin e këmbësorëve, nën mbikëqyrjen e Bashkimit Europian, duke lejuar për herë të parë kthimin e disa palestinezëve në Gaza që prej fillimit të luftës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy