Delegatët e Kuvendit të LDK-së me shumicë të votave kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër pranimit të dorëheqjes së ofruar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Kundër dorëheqjes së Abdixhikut janë deklaruar 164
Pro dorëheqjes janë deklaruar: 136
Pas këtij votëbesimi, Abdixhiku do të vazhdojë të qëndrojë në krye të Lidhjes Demokratike.
Kuvendi i LDK-së ishte thirrur pasi Abdixhiku kishte ofruar dorëhqejen pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku u rendit si parti e tretë dhe ka fituar vetëm 15 mandate.

