Napoli reagon pas eliminimit në Champions, mposht Fiorentinën në Serie A

by informim peje

Java e 23 e Serisë i jep shansin Napolit të reagojë pas eliminimit të dhimbshëm në Ligën e Kampioneve. Pavarësisht dëmtimeve të shumta, së cilave iu shtohet edhe ajo e kapitenit Di Lorenzo, skuadra kampione e Italisë mposhti Fiorentinën me rezultatin 2-1 pas një ndeshjeje të cilën e dominuan për pjesën më të madhe të kohës

Që nga minutat e para, Napoli i fokusoi sulmet nga krahu i djathtë me vergara dhe Miguel Gutierrez që i drejtonin ato dhe është pikërisht Antonio Vergara i formuar në akademinë e Napolit ai që shënoi golin e avantazhit në minutën e 11. Në krahun tjetër Meret shpëtoi portën e tij nga Gudmundsson.

banner

Në pjesën e dytë, Napoli arriti të gjejë edhe golin e dytë këtë radhë me Miguel Gutierrez që shënoi me një gjuajtje me të majtën dhe rezultati shkoi 2-0. Fiorentina reagoi dhe në minutën e 57 shkurtoi diferencën në 2-1 me Solomon, ndërkohë që më pas iu aftua 2 herë golit të barazimit me Piccoli. Në fund rezultati mbeti 2-1 për Napolin që shkon në 46 pikë, ndërsa Fiorentina mbetet në vendin e 18 me 17 pikë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy