Pas mesazheve të pubikuara me Epstein, Lajçak jep dorëheqje nga pozita e këshilltarit të kryeministrit sllovak

by informim peje

Diplomati sllovak Miroslav Lajçak, aktualisht këshilltar i kryeministrit sllovak Robert Fico, po largohet nga posti i tij.

Robert Fico ka njoftuar tashmë se do ta pranojë dorëheqjen e tij raportojnë mediat sllovake. Kjo ndodhi disa orë pasi mediat sllovake raportuan se emri i Lajçak ishte rishfaqur në dokumente që lidhen me financierin amerikan dhe të dënuarin për abuzim seksual Jeffrey Epstein.

banner

Në SHBA, dokumente të reja në lidhje me Jeffrey Epstein u publikuan të premten, duke përfshirë komunikimet me Miroslav Lajçak.

Të premten, u publikua grupi më i madh i dokumenteve gjyqësore mbi Epstein, që përfshinte tre milionë faqe, 180,000 fotografi dhe 2,000 video.

Epstein, një milioner i njohur për shoqërimin me shumë personazhe të famshëm, vdiq në burg në vitin 2019 ndërsa priste akuza federale për trafikim seksual; mjeku ligjor i Nju Jorkut e konsideroi vdekjen e tij si vetëvrasje.

Sipas përmbajtjeve të disa mesazheve të publikuara, Epstein dyshohet se i ofron gra Lajçakut dhe ai përpiqet të organizojë një takim midis Ficos dhe ideologut të ekstremit të djathtë Steve Bannon. Lajçak mohoi vërtetësinë e raportimeve. “Unë nuk kam organizuar asnjë takim për kryeministrin. Gratë nuk kanë qenë kurrë pjesë e komunikimit tonë. Absolutisht kurrë”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy