Danimarka ka dëshmuar edhe një herë se është kombëtarja më e fuqishme e hendbollit evropian, duke u shpallur kampione e Evropës.
Në finalen e zhvilluar në Herning, përfaqësuesja daneze mposhti Gjermaninë me rezultat bindës 34:27.
Ky është titulli i tretë evropian për Danimarkën, pas atyre të fituar në vitet 2008 dhe 2012. Në Evropianin e kaluar, më 2024, danezët ishin ndalur në finale.
Simon Pytlick ishte më efikasi për Danimarkën me tetë gola, ndërsa nga shtatë shënuan Mathias Gidsel dhe Johan Hansen. Portierët Kevin Moller dhe Emil Nielsen kontribuuan me gjithsej 15 pritje.
Te Gjermania, nga pesë gola realizuan Johannes Golla, Juri Knorr dhe Marko Grgiq. Portieri Andreas Wolff u dallua me 14 pritje, por pa mundur të shmangë humbjen.
Me këtë triumf, Danimarka numëron tani dy tituj olimpikë, katër tituj botërorë dhe tre tituj evropianë.
Gjermania u rikthye në finalen e Kampionatit Evropian pas një dekade dhe mbetet me dy tituj kontinentalë, të fundit të fituar në vitin 2016.
Medalja e bronztë i takoi Kroacisë, e cila në ndeshjen për vendin e tretë mposhti Islandën me rezultat të ngushtë 34:33

