Deputetët e pakicave mblidhen për të treguar se janë gati për Kurti 3, u bashkohet edhe Fikrim Damka që nuk i siguroi votat

by Nexhat

Ministri në detyrë për  Administrimin e Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, Elbert Krasniqi, ka postuar një fotografi me deputetët e zgjedhur nga komunitetet pakicë multietnike.

Ai ka thënë se këta deputetë janë nga partië KDTP, VAKAT, NDS, IRDK, PSA, SPO dhe LPRK. Grupit iu bashkua edhe Fikrim Damka, i cili nuk i ka siguruar votat.

banner

Në lidhhje me të, koordinatorja nacionale e zgjedhjeve në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, ka deklaruar se Fikrim Damka nga partia e turqve “KDTP”, duhet të intervistohet në rastin ku dyshohet se ka pasur manipulime të votave. I cili pas rinumërimit humbi mandatin e deputetit.

Përkundër kësaj, Elbert Krasniqi tha se janë të përkushtuar për të kontribuar në formimin e institucioneve të Kosovës.

“Në legjislaturën e 10-të, grupi parlamentar multietnik përbëhet nga 8 deputet të partive KDTP, VAKAT, NDS, IRDK, PSA, SPO dhe LPRK. Të përkushtuar të japim kontributin tonë në formimin e institucioneve të republikës sa më pare”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy