“E papritur”, koordinatorja e zgjedhjeve flet për manipulimet që dyshohet se ndodhën në zgjedhjet e 28 dhjetorit

by Nexhat

Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, i ka quajtur të papritura manipulimet e votave që kanë ngjarë në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit,

Ajo tha se me vite nuk ka pasur diçka të tillë, duke marrë shembull përmirësimin që kishte ndodhur pas zgjedhjeve të vitit 2010 ku atëbotë kishte pasur parregullsi të theksuara.

banner

“I tërë opinioni është kah e di që një vjedhje kaq e madhe, një falsifikim i votave në mënyrë masive vërtet s’ka ndodhur vite me radhë”, ka thënë Pula në Info Magazine të Klan Kosovës.

“E them se s’ka ndodhur, ngase që nga viti 2013 unë përcjell, ngase jam koordinatore nacionale e zgjedhjeve në nivel vendi, dhe në reflektim të pasojave të vitit 2010 kur ishin zgjedhjet pothuajse mjaft të këqija asokohe, ne patëm marrë iniciativë, sistemi prokurorial, që të bëjmë një memorandum bashkëpunimi me të gjitha institucionet relevante, duke filluar nga KQZ-ja, Policia e Kosovës, Këshilli Gjyqësor, dhe ne si sistem prokurorial, me të vetmen moto, ne u futëm aty – mbrojtja e votës së qytetarit”

“Dhe kjo ka dhënë rezultate të pamohueshme”.

“Manipulimi i votave të qytetarit [në zgjedhjet e 28 dhjetorit] për deputetë të Republikës së Kosovës, për Kuvend, vërtet ishin të papritshme për ne”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy