Gerrard krahason Ekitike-n me Fernando Torres-in

by Nexhat

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, ka vlerësuar paraqitjen e sulmuesit Hugo Ekitike pas fitores bindëse të “The Reds” ndaj Newcastle United, duke e krahasuar francezin me ish-bashkëlojtarin e tij, Fernando Torres.

Ekitike realizoi dy gola në këtë takim, ndërsa goli i dytë i tij i la përshtypje të veçantë Gerrardit, i cili tha se i rikujtoi Torresin në kulmin e formës së tij.

banner

“Është gol tipik i Torresit. E nxjerr topin shpejt nga këmbët dhe godet me majë. Çdo herë që e shikoj Ekitiken, më kujton Torresin. Ai shënon gola të ngjashëm – nëse i jep hapësirë në krah, ai vrapon, është shumë i shpejtë, nuk e kap dot dhe është vdekjeprurës,” u shpreh Gerrard pas ndeshjes, raporton RTKLive.

I pyetur për krahasimin dhe fjalët e Gerrardit, Ekitike u shpreh me modesti, duke treguar edhe një detaj interesant nga fëmijëria e tij.

“Të jem i sinqertë, në atë kohë nuk mund ta shikoja Premier League-in, sepse mamaja ime nuk paguante për të. Kam parë disa video në YouTube. Nuk do ta vendos kurrë veten në atë nivel. Ai ishte një lojtar i jashtëzakonshëm,” tha sulmuesi francez.

“Nëse një ditë arrij nivelin e tij, do të ishte fantastike. Duhet të vazhdoj të punoj shumë,” përfundoi Ekitike

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy