Liverpool është duke kërkuar përforcime në repartin e mbrojtje para mbylljes së afatit kalimtar të së hënës, dhe interesimi ka rënë mbi mbrojtësin e Sunderland, Lutsharel Geertruida.
Me Conor Bradley jashtë për pjesën e mbetur të sezonit dhe mbrojtësin tjetër të krahut, Jeremie Frimpong, gjithashtu të lënduar, skuadra e Aren Slot synon të marrë mbulim të menjëhershëm në mbrojtje.
Sipas “Daily Mail”, Geertruida, i cili mund të luajë si qendërmbrojtës dhe si mbrojtës i djathtë, është në radar. Megjithatë, situata shihet si e vështirë, pasi Sunderland ka pak kohë për të gjetur një zëvendësues para se të lejojë largimin e tij.
Situata pritet të vendoset gjatë orëve të ardhshme, ndërsa Liverpool kërkon të forcojë mbrojtjen në prag të mbylljes së afatit

