Mauro Icardi drejt Juventusit

by Nexhat

Një transferim që dukej i pabesueshëm pak ditë më parë mund të bëhet realitet.

Klubi italian, Juventus po shqyrton mundësinë e transferimit të Mauro Icardit, ish-kapitenit të Interit, aktualisht te Galatasaray.

banner

Bardhezinjtë kanë ndryshuar planet pas vështirësive për të siguruar Randal Kolo Muani dhe tani shikojnë ish-sulmuesin zikaltër si një alternativë të shpejtë.

Icardi ka kontratë me Galatasaray deri më 30 qershor 2026 dhe fiton rreth 10 milionë euro neto në sezon, duke kërkuar një pagë prej rreth 5 milionë euro për gjashtë muajt e fundit.

Klubi turk kërkon 2 milionë euro për ta lënë të lirë sulmuesin në këtë merkato dimri.

Ky transferim do të shkaktonte sigurisht jehonë në serinë A dhe do të përbënte një kthim spektakolar të sulmuesit në Itali

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy