Mbi 30 kryesues të qendrave komunale të numërimit të votave në rajonin e Mitrovicës janë ndaluar.
Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, i tha Gazetës Express se 34 kryesues të qendrave komunale të numërimit janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të votimit.
Prokuroria kishte urdhëruar intervistimin e 43 kryesuesve të QKN-ve në Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe Policia e Kosovës thanë më herët në një komunikatë të përbashkët për media se mbeten “të përkushtuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe trajtimit të çdo rasti të dyshuar, me synimin e mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit”.

