Një i burgosur gjendet i varur në burg, ishte i dënuar për dhunim

by Nexhat

Një i burgosur është gjetur i varur në dhomën e tij në Burgun e Sigurisë së Lartë. Ai ishte i dënuar për dy vepra penale të dhunimit.

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve (DSHB) kanë njoftuar se mbrëmë, rreth orës 22:00, në Burgun e Sigurisë së Lartë, një i burgosur me inicialet E.G. është gjetur i varur në dhomën e tij, me puls të dobësuar.

banner

Sipas njoftimit, menjëherë kanë reaguar stafi korrektues, ekipi mjekësor i institucionit dhe emergjenca e qytetit. Pavarësisht përpjekjeve për t’i ofruar ndihmë mjekësore, i burgosuri nuk ka arritur të rikthehet në jetë.

I ndjeri ishte i dënuar për dy vepra penale të dhunimit. Ai ishte pranuar në institucion më 15.08.2024, ndërsa lirimi i tij ishte paraparë më 01.03.2048.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori kompetent. SHKK dhe DSHB kanë iniciuar procedurat hetimore dhe administrative për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy