Një vit në burg, Gjykata e Posaçme refuzon lirimin e Erion Veliajt

by Nexhat

Gjykata e Posaçme e Shqipërisë rrëzoi një kërkesë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për lirim nga paraburgimi. Kryebashkiaku kërkoi zbutje të masës me arsyetimin se nuk kishte më kushte ligjore për mbajtje në izolim. Nga kafazi i sallës, Veliaj theksoi se paraburgimi ishte kthyer në një instrument dënimi pa gjyq.

Në gati 1 orë e30 minuta seancë, ku ishte edhe vetë i pranishëm, Veliaj, ritheksoi edhe njëherë faktin se nuk i ishin vënë në dispozicion të gjitha aktet e dosjes. Sipas burimeve, ai refuzoi edhe avokaten kryesisht, duke pretenduar se e kishte testuar dhe kuptuar se ajo nuk e njihte çështjen e tij.

banner

Veliaj ka pretenduar, se paraburgimi ishte kthyer në një instrument dënimi pa gjyq, ndërsa arsyet ligjore të zbutjes së masës, i ka parashtruar avokati i tij, Sokrat Gjermeni

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy