Klubi belg Anderlecht ka vendosur të shkarkojë trajnerin Besnik Hasi, si pasojë e rezultateve jo të kënaqshme në kampionat.
Skuadra nga Brukseli ka kaluar një periudhë të vështirë në elitën e Belgjikës, ku në tri ndeshjet e fundit ka regjistruar dy humbje dhe një barazim, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në vendimin e drejtuesve të klubit.
Anderlecht ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun shqiptar, duke e falënderuar atë për kontributin e dhënë.
“RSC Anderlecht ka vendosur ta përfundojë marrëveshjen me kryetrajnerin Besnik Hasi. Klubi e falënderon për punën dhe përkushtimin e treguar”, thuhet në njoftimin e klubit.
Më tej bëhet e ditur se Edward Still do ta udhëheqë ekipin në mënyrë të përkohshme.
Besnik Hasi konsiderohet një nga trajnerët më të suksesshëm shqiptarë, ndërsa në të kaluarën është përmendur shpesh edhe si kandidat i mundshëm për pozitën e përzgjedhësit të Kosovës, megjithëse nuk ka pasur ndonjë marrëveshje konkrete

