Shqipëria ka shënuar një moment historik në transportin rrugor, duke kaluar zyrtarisht pragun e 1 milion mjeteve në qarkullim. Të dhënave e INSTAT për tremujorin e katërt të 2025, tregojnë se numri total i mjeteve arriti në 1.048.092 njësi.
Shifra përfaqëson një rritje vjetore prej 9,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke dëshmuar një zgjerim të pandalshëm të flotës.
Analiza e strukturës së mjeteve tregon një dominim absolut të autoveturave, të cilat përbëjnë 80,8% të totalit.
Tregu i regjistrimeve të reja, tregon se markat gjermane si Volkswagen me 18,6%, dhe Mercedes Benz me 17,5% vazhdojnë të kryesojnë preferencat, por prania e markave kineze si BYD me 6,2% në top-listën e regjistrimeve sugjeron një diversifikim të tregut dhe një rritje të interesit për mjetet elektrike.
Gjeografikisht, Tirana mbetet lokomotiva e qarkullimit me 34,7% të mjeteve, ndërkohë që Gjirokastra dhe Kukësi mbeten në fund të listës. Shtim masiv i mjeteve, megjithëse tregon rritje të fuqisë blerëse, shtron sfida të reja për infrastrukturën urbane dhe mjedisin, duke kërkuar politika më të forta për menaxhimin e trafikut

