Trepça ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme në Superligë e Kosovës në basketboll, duke ruajtur kryesimin në tabelë.
Mitrovicasit mposhtën Golden Eagle Ylli me rezultat 98-81, duke shënuar fitoren e 15-të të sezonit.
Ndeshja u dominua nga Trepça që nga fillimi i kësaj sfidë. Trepça fitoi çerekun e parë 26-16 dhe vazhdoi me një paraqitje të shkëlqyer ofensive në çerekun e dytë, 36-25.
Pjesa e dytë ishte më e balancuar. Ylli fitoi çerekun e tretë 17-16 dhe të katërtin 23-20, por nuk mjaftoi për të rikthyer ndeshjen.
Më i dalluari te Trepça ishte Kenny Hasbrouck me 27 pikë, ndërsa te Ylli u veçua Scott Bamforth me 20 pikë.
‘Minatorët’ arrijnë fitoren e nëntë radhazi, ndërkohë që Yllit i ndërpritet seria prej pesë fitoreve me radhë

