Ukë Rugova, a do ta votojë Osmanin për mandat të dytë si presidente ?

by Nexhat

Ukë Rugova nga LDK-ja e ka cilësuar presidenten Vjosa Osmanin si rugoviste.

Në një prononcim për Reporteri.net, Rugova ka thënë se sa i përket votës për të si presidente, këtë do e shohim kur të vjen koha.

banner

“Do të shohim, të shohim tash si të vjen, të shohim kur të vjen koha”, ka thëni.

“Besoj që gjithmonë ka bërë punë të mirë, presidentja Osmani është një Rugoviste siç e dijmë të gjithë, atë nuk mundemi me mohu, të shohim tash çka do të ndodhë ditëve në vijim”, ka thënë Rugova.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy