Sot në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu, shqote e bore. Reshje bore priten në shumë vise të vendit me përjashtim ndoshta të vendeve më të ulëta të Dukagjinit, por në përgjithësi reshjet e borës do të jenë të pakta, vende-vende me shtresa simbolike, pak më të theksuara në viset kodrinore-malore.
Temperaturat do të shënojnë ulje dhe minimalja pritet rreth -1°c kurse maksimalja 5°C.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e diela sjellë mot të vranët dhe me reshje lokale shiu, shqote e bore. Reshje pak më të theksuara priten në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës
Nëpër zonat më të ulëta kryesisht shi kurse në viset kodrinore-malore shqotë dhe borë. Mund të reshje të përziera edhe në disa zona më të ulëta.
Të hënën në mëngjes ftohtë dhe me mundësi për fjolla bore në disa zona të Kosovës. Gjatë ditës vranët e mundësi për intervale kohore me diell. Mbetet ftohtë.
Nga e marta erërat fillojnë të fryjnë prapë nga jugu dhe temperaturat do të fillojnë të rriten menjëherë shkaku i rrymimeve të fuqishme ajrore nga jugu e perëndimi./MeteoBallkan

