Azemi: Në QKMF-në e Klinës nuk u zbatua vendimi për pagën minimale

by informim peje

Punëtorët teknikë në QKMF-në e Klinës nuk janë paguar konform vendimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti lidhur me pagën minimale.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Teknikë dhe Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka bërë të ditur se këta punëtorë janë paguar me pagë prej 350 euro, ani se në vendimin e 31 tetorit 2025, thuhej se “nga 1 janari 2026 paga minimale nuk guxon të jetë nën shumën 425 euro e nga korriku 2026 kjo pagë rritet në 500 euro”, transmeton Klankosova.tv.

banner

Azemi ka paralajmëruar se lidhur me këtë shkelje, do të njoftohet Inspektorati i Punës, teksa shtoi se nëse ka nevojë, lënda përfundon edhe në Gjykatë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy