Abdixhiku nis kapitullin e ri pas Kuvendit: Të flasim më pak, të punojmë më shumë, të rreshtohemi pas zërit qytetar

by Nexhat

Pasi i mbijetoi votë-besimit më 31 janar në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku, ka postuar një video në Facebook.

Pas kuvendit të LDK-së, këtë fazë ai e ka quajtur si fillim i ri, duke thënë se duhet të rreshtohen me qytetarët.

banner

“Le të ecim bashkë tani. Ky është fillimi ynë i ri! Ka kohë kur më e rëndësishme se fjalët që thuhen, janë fjalët që ruhen. Sot është pikërisht ajo kohë. Le të flasim më pak, le të punojmë më shumë. Le të rreshtohemi, pas zërit qytetar që nga ne pret shumë. Lidhja ju pret e thërret”, ka thënë Abdixhiku.

Pas rezultatit të 28 dhjetorit, ku LDK mori pak më shumë se 13% të votave, Abdixhiku kishte shpallur dorëheqjen, por duke ia lënë fatin e tij në dorë të Kuvendit.

Kuvendi me 55% të votave ia vazhdoi mandatin, por brenda LDK-së ka pasur edhe zëra kundër që përbënin 45% të Kuvendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy