Ambasada e Zvicrës në Kosovë zhvendoset në adresë të re në Prishtinë

by engel

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka njoftuar zyrtarisht se ka ndërruar lokacionin e saj dhe tashmë vepron në një adresë të re në Prishtinë.

Sipas njoftimit, Ambasada është zhvendosur në rrugën “Besa Imami”, një rrugë e re që mund të mos jetë ende e regjistruar në të gjitha aplikacionet digjitale të hartave.

banner

Për qytetarët që synojnë ta gjejnë më lehtë adresën e re, rruga “Besa Imami” lidhet nga rruga “Robert Doll”, menjëherë pas objektit të Raiffeisen Bank, në drejtim të kompleksit “Beni Dona”.

Ambasada e Zvicrës ka bërë të ditur se me këtë zhvendosje synon të ofrojë kushte më të përshtatshme për shërbime dhe ka shprehur kënaqësinë për të mirëpritur qytetarët dhe palët e interesuara në lokacionin e ri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy