Ankohet KEK: Qe një muaj në operim të jashtëzakonshëm – njësia A5 që u ndalë mbrëmë kthehet pas disa ditësh

by Nexhat

Korporata Energjetika e Kosovës (KEK), i është përgjigjur kritikave për sektorin e energjisë, duke thënë se KEK ka operim të jashtëzakonshëm.

KEK ka thënë se 3 blloqe janë në punë paralelisht për 31 ditë rresht, duke thënë se njësia A5 do të kthehet pas dita ditësh.

banner

Tutje, ne njoftim thuhet se Ky nivel operimi përfaqëson një ngarkesë të jashtëzakonshme teknike dhe njerëzore për termocentralin më të vjetër në vend.

Komunikata e plotë:

KEK NË OPERIM TË JASHTËZAKONSHËM – MBI NJË MUAJ ME 3 BLLOQE TË KOSOVËS A NË PUNË PARALELISHT

Që nga 19 dhjetori, Korporata Energjetike e Kosovës ka operuar në një regjim të jashtëzakonshëm prodhimi, duke mbajtur 3 blloqe të TC Kosova A paralelisht në operim për plot 31 ditë, si vijon:

  • Dhjetor: 9 ditë
  • Janar: – 1–7 janar → 7 ditë – 15–16 janar → 2 ditë – 21–31 janar → 11 ditë
  • Shkurt: – 1–2 shkurt → 2 ditë

🔹 Totali: 31 ditë operim me 3 njësi të Kosovës A në punë njëkohësisht

Ky nivel operimi përfaqëson një ngarkesë të jashtëzakonshme teknike dhe njerëzore për termocentralin më të vjetër në vend.

OPERIMI ME 4 NJËSI – STANDARDI I PASLUFTËS

Është shumë me rëndësi të theksohet:

✅ Standardi operativ i KEK që nga paslufta ka qenë operimi me 4 njësi gjeneruese

(2 njësi nga Kosova A + 2 njësi nga Kosova

✅ Një njësi ka shërbyer gjithmonë si rezervë e nxehtë, për siguri të sistemit dhe reagim emergjent.

GJENDJA E JASHTËZAKONSHME: OPERIM ME 5 NJËSI

Për shkak të rritjes së konsumit dhe nevojës për siguri energjetike, nga 19 dhjetori KEK ka kaluar në operim të jashtëzakonshëm duke arritur me sukses të operoje me 5 njësi gjeneruese për 30 ditë në punë njëkohësisht, duke përfshirë:

  • 3 njësi nga Kosova A
  • 2 njësi nga Kosova B

Ky është një operim mbi standardin normal, që kërkon:

🔧 angazhim teknik maksimal

🛠 mirëmbajtje të përshpejtuar

👷‍♂️ mobilizim të vazhdueshëm të stafit

NJËSIA A5 RIKTHEHET BRENDA PAK DITËSH

Bazuar në planifikimet aktuale:

✅ Njësia A5 pritet të rikthehet në operim brenda disa ditëve, duke iu bashkuar 4 njësive aktuale gjeneruese.

Kjo do të mundësojë vazhdimin e operimit të jashtëzakonshëm me 5 njësi aktive, në funksion të stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në vend.

NJË PËRPJEKJE KOLOSALE QË MERITON VLERËSIM

Ky regjim operimi nuk është thjesht statistikë teknike.

Është rezultat i punës së pandërprerë të rreth 4,000 punonjësve të KEK, të cilët:

  • punojnë në kushte të ngarkesës maksimale
  • mbajnë në operim kapacitete të vjetra por jetike për vendin
  • sigurojnë stabilitet energjetik në periudha kritike

✅ Ky është një angazhim i jashtëzakonshëm kombëtar që meriton vlerësim real dhe publik.

KEK vazhdon të qëndrojë në krye të detyrës, duke garantuar prodhimin vendor dhe sigurinë energjetike të Republikës së Kosovës.

KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS – KEK SH.A.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy