Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka bllokuar transferimin e Davide Frattesit te Nottingham Forest, në ditët e fundit të afatit dimëror të transferimeve.
Sipas “TMW”, Nottingham Forest kishte paraqitur një ofertë të vonshme për mesfushorin e Kombëtares së Italisë, pak para mbylljes së afatit dimëror.
Drejtuesit e Interit kishin pranuar ofertën, ndërsa edhe vetë Frattesi kishte dhënë miratimin për transferimin.
Megjithatë, në momentin kur kontratat ishin gati për t’u shkëmbyer, ndërhyri trajneri Chivu, i cili insistoi që lojtari të mos largohej nga klubi.
Tekniku rumun zhvilloi edhe një takim ballë për ballë me Frattesin javën e kaluar, duke e siguruar se minutat e tij në fushë do të shtoheshin në gjysmën e dytë të sezonit.
Chivu e mbajti fjalën, pasi Frattesi u aktivizua si titullar në fitoren e fundjavës ndaj Cremonese

