Gjilani dhe Prishtina merren vesh për huazimin e Agron Kolajt

by Nexhat

Gjilani dhe Prishtina kanë arritur marrëveshje për huazimin e futbollistit Agron Kolaj.

Lajmi është konfirmuar nga klubi gjilanas, i cili ka bërë të ditur se njëzet e katër vjeçari do të jetë pjesë e skuadrës në pjesën e dytë të sezonit kampional.

banner

“SC Gjilani dhe FC Prishtina kanë arritur marrëveshje për huazimin e Agron Kolajt. 24 vjeçari vjen nga kryeqyteti si një vlerë e shtuar për ekipin në pjesën e dytë kampionale. Kolaj më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e Besës nga Peja, ekip me të cilën debutoi në elitën e futbollit kosovar dhe pas transferimit te Prishtina arriti në shifrën e 54 paraqitjeve zyrtare në kampionat, ka shkruar Gjilani. “SC Gjilani i uron mirëseardhje Agron Kolajt dhe shpreh besimin se kontributi i tij do të jetë i rëndësishëm për skuadrën në vazhdim të sezonit”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy